Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka pritur në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë, të cilit i dha mirënjohje për fisnikërinë dhe humanizmin e treguar, që më 8 prill i kishte gjetur 10 mijë e 300 euro dhe i kishte kthyer në Policinë e Kosovës, një akt ky shumë i çmuar. Kryetari Latifi e falënderoj z. Himaj për këtë veprim ndershmërie dhe i inkurajoj të gjithë qytetarët që të ndjekin shembullin e njëjtë, kështu duke treguar kulturë e dinjitet njerëzor.