Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, ka diskutuar paraprakisht raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble. Sot do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku pjesë e punimeve është edhe Kosova. Raporti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë, ndërsa do të zhvillohen debatet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë dhe 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që kanë njohur Kosovën, ndërsa 14 që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave. Takimi në fjalë do të mbahet sot dhe nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …