Alfred Mojsiu: Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime

Moisiu: Miratojeni reformën për drejtësi

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që ta miratojnë reformën në drejtësi. Ai mbështet edhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga populli pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget një president që del nga pazaret politike.“Mënyra sesi zgjidhet presidenti është kthyer në një pazar politik. Ne avash-avash po shkojmë tek ajo që nuk zgjedhim një kryetar shteti, por po zgjedhim një nëpunës në Presidencë. Kryetari i shtetit është kryetari i shtetit dhe Kushtetuta e përcakton se çfarë detyrimesh ka dhe si duhet të jetë. Reforma në drejtësi është një ndryshim i madh që po bëhet, por ama edhe zgjedhja e presidentit është një ndryshim i madh që duhet ta bëjmë”, deklaroi Moisiu, shkruan Gazeta Shqiptare. Prandaj vulën për të zgjidhur një figurë të tillë duhet ta japë populli sepse populli nuk të zgjedh nëse ke probleme që nuk i shkojnë përshtat një figure që duhet të jetë kryetari i shtetit. Kodi Zgjedhor të rishikohet dhe tu përshtatet kushteve të reja, zhvillimit të vendit tonë dhe politikës në tërësi”,ka vlerësuar Moisiu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …