Kreu i Komandës amerikane në Europë, gjenerali Kristofer Cavoli, ka paraqitur dëshminë e tij para Senatit amerikan lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar tensionet e rritura në rajon dhe përpjekjet siguri e paqe të Amerikës dhe BE-së në kuadër të KFOR-it. Ai bëri të ditur se për të adresuar çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, është rishikuar plani operativ i KFOR-it dhe ka identifikuar nevojën për më shumë forca të armatosura dhe armatim adekuat. Gjenerali Cavoli gjithashtu raportoi se Franca ka vendosur anijen luftarake “Sharl de Golle Gaulle” në Adriatik, Për të mbledhur informacione të nevojshme, janë ndërmarrë të paktën dy misione për të monitoruar situatën në Kosovë dhe Serbi, duke përdorur misione ajrore zbulimi dhe vëzhgimi për të përforcuar analizën e situatës.
