Me 19 prill 2024, me përkujtim të thellë kujtohen dy Heronjë të lavdishëm të kombit, Muharrem dhe Nazim Asllani. Në këtë ditë të shenjtë, rikujtohen me nderimin më të lartë dhe respektin më të thellë Rënia e Tyre vazhdon të na udhëheqë dhe të na frymëzojë në rrugën tonë përpara. Të dy vëllezërit Asllani shndërruan dhimbjen në guxim dhe sakrificë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Vëllai i tyre Ismet Asllani, që kishte rënë në altarin e lirisë më 24 mars 1999, ishte udhërrëfyesi i tyre në rrugën e sakrificës dhe guximit për të ndërtuar një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ai mbetet një shembull frymëzues i përkushtimit dhe vendosmërisë për të luftuar për vlerat dhe ideat që e frymëzuan për të ngritur flamurin e lirisë së Kosovës. Le të ruajmë dhe të nderojmë kujtimin e Tij si një dritë udhëheqëse për të gjithë ne, duke u inkurajuar për të vazhduar rrugën e tyre.
Lavdi dhe respekt për Dëshmorët e lavdishëm të familjës Asllani.