K. Fotovat: Duhet mbështetje për zyrtarët e zbatimit të ligjit, trajnimet për prokurorët e gjyqtarët, se si i ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat ka deklaruar se  mbështetja për zyrtarët e zbatimit të ligjit, mbështetja dhe trajnimet për prokurorët dhe gjyqtarët, se si ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore, mund ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e kësaj dukurie. Zonja Fotovat po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga zonja, Vjosa Osmani. Në ditën e dytë të këtij forumi, në Kosovë është vrarë edhe një grua – e dyta brenda pesë ditësh. Për të dyja rastet, të dyshuar kryesorë janë burrat e tyre. Zyrtarja e lartë amerikane, zonja Fotovat  gjithashtu, thekson rëndësinë e dialogut me familjet dhe të përfshirjes së burrave në diskutim.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …