BDI shprehet shqetësuar lme abstenimin e VMRO-së, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. VMRO-DPMNE përveç që po planifikon izolimin me Bashkimin Europian, të njëjtën e dëshiron edhe me vendet fqinje të Maqedonisë së Veriut. Pas marrëdhënieve të ngrira me Bullgarinë fqinje, VMRO dhe Mickoski dëshirojnë ta kthejnë vendin në gjendjen e para vitit 2008. Nënkryetar i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski dhe as zëvendësi i tij, Vllado Misajllovski nuk kanë udhëtuar për në Strasburg në mbledhjen e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, ku duhet të votohet për Rekomandimin që Kosova të anëtarësohet në APKE. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për politikat përçarëse dhe izoluese të VMRO-së dhe Mickoskit, ndërkohë që hapur po proklamon politikat ruse dhe serbe në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi. Me këtë rast i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të mbështet politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe jo të promovojë politikat proruse që duan destabilizim të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në përgjithësi.
