Pjetër Shala

Avokati i Pjetër Shalës, Zhan Luis Gilissen tha se Zyra e Prokurorit ka përzgjedhur dëshmitar për të shmangur realitetin

Avokati i Pjetër Shalës, Zhan Luis Gilissen tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përzgjedhur dëshmitar për të shmangur realitetin. Një  dëshmitare e cila ka qenë neutrale në këtë proces dhe do t’i ndihmonte këtij procesi me anë të deklaratës së saj, nuk është ftuar që të dëshmojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Zhilisen saktësoi se janë përzgjedhur dëshmitarët për të shmangur vështirësitë dhe  për të shmangur realitetin. Por, kërkimi i së vërtetës është detyrë, detyrim për prokurorinë. Është rregull ajo dhe ju e dini shumë mirë sepse ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë lidhur me këtë”, tha Gilissen. Ne, nga ana e mbrojtjes nuk kemi frikë nga realiteti. Çdo herë që kemi pasur mundësinë të marrim një deklaratë, jemi përpjekur që të sigurojmë një dëshmitar. A ka qenë e vështirë? Shumë e vështirë, Pse? Sepse siç thanë edhe nga prokuroria dhe për këtë kanë plotësisht të drejtë, ekziston rreziku për dëshmitarët, tha ai. Avokati i Pjetër Shalës thotë se një dëshmitar deklaroi se në të kaluarën deklaratat e tij ishin manipuluar nga prokurori përgjegjës në hetime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …