Projektligj për Ballkanin Perëndimor përpara Senatit Amerikan

Një projektligj i përbashkët që synon të përfshijë Shtetet e Bashkuara në një angazhim më të thelluar në Ballkanin Perëndimor u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme të Senatit amerikan dhe tani do të shqyrtohet nga Senati për miratim përfundimtar. Senatorja, Xhejn  Shahin dhe Senatori Roxher Wiker kanë prezantuar këtë projektligj, i cili ka për qëllim të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të adresuar shqetësimet e korruptimit dhe tensioneve në rajon. Ky projektligj vjen në një kohë të tensioneve të shtuara në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe synon të japë një mesazh të qartë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për paqen, stabilitetin dhe përparimin në rajon. Nëse miratohet, projektligji do të zbatonte urdhrat ekzekutivë ndaj akteve korruptive dhe do të adresonte çështje që bien ndesh me marrëveshjen e Dejtonit në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, do të sanksiononte ndikimin rus në rajon dhe do të përkrahë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një normalizim të marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …