Deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Seda Gören Bölük, mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe me këtë rast ka treguar se është me prejardhje nga Kosova. Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa. Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill. Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, saktësoi mes tjerash, deputetja nga Turqia, Seda Gören Bölük.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …