Ministria e Jashtme e Rusisë ka konstatuar se samiti i NATO-s tregon se aleanca është duke i përqendruar përpjekjet e saj në një kërcënim që nuk ekziston nga Rusia. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, nëpërmjet një komunikate të publikuar të dielën, ka thënë se Moska do të kërkojë sqarime rreth planeve të aleancës gjatë takimit të Këshillit NATO – Rusi, që do të mbahet më 13 korrik. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thënë se do të kërkojë sqarime nga NATO edhe rreth një plani finlandez për të përmirësuar mbrojtjen ajrore mbi Detin Baltik. NATO-ja më parë ka njoftuar se është duke planifikuar rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Finlandën dhe Suedinë duke shtuar ushtrimet ushtarake dhe duke rritur ndarjen e informacioneve, pasi shtimit të aktiviteteve ushtarake të Rusisë nga ajri dhe deti. Samitit të NATO-s, që ka përfunduar punimet të shtunën, është dominuar nga autorizimi formal i planeve për vendosjen e katër batalioneve me nga 1 mijë trupa në Poloni dhe shtetet Baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …