Fahri Fazliu: Ndihem krenar me të kaluarën lavdishme! Unë gjatë luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, kisha vetëm 8 vjet

Fahri Fazliu ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale. Fahriu i cili mban emrin e xhaxhait të tij, heroit të Kosovës, ka bërë me dije se ia kanë konfiskuar telefonin. Ai ka thënë se ndihet  ballëhapur dhe krenar me të kaluarën e familjes së tij dhe të popullit shqiptar. Erërat lëkundin degët, por trungun jo’. Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturën e tyre në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe aty më konfiskuan telefonin. Ndihem ballëhapur dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Unë gjatë luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar Fahri Fazliu në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …