Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka kryer një vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë ku ka pasur një takim më ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai është shprehur se Thaçi është në gjendje të mirë, optimist dhe me besim të palëkundur se drejtësia do të triumfojë. Ishte vërtet mbresëlënës ekuilibri i brendshëm, kthjelltësia dhe vizioni që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta dhe tatëpjeta, garën e fiton ai që është i përgatitur me të gjitha. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani u shpreh gjithashtu se mbështetja ndaj luftëtarëve të UCK-së nuk do të mungojë asnjëherë, pasi populli shqiptar nuk i harron përpjekjet dhe as sakrificat e bijve të vet si nëpër lufta ashtu edhe në paqe.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …