Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interes

Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të Ilir Metës se e ka mbushur Partinë e Lirisë me tradhtarë, lidhje nepotike dhe interesaxhinj. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se akuzat e hedhura nga bashkëshorti i saj janë boshe dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Edi Ramës. Shfokusimi nga inceneratorët që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi bosh janë sot shërbimi më i mirë që mund t’i bësh Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre”, shkruan Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, aksioni opozitar po devijohet në çështje periferike.  Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve, vijoi ajo. Ilir Meta njoftoi këtë të mërkurë reformimin e partisë, ku përjashtoi Monika Kryemadhin dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë. Shumë kanë dyshime se ky është një teatër i inskenuar, ndërkohë që të  tjerë vendosin në pikëpyetje shëndetin mendor të ish-Presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …