Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Kosovën e pret tani një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës ta miratojnë anëtarësimin e saj në këtë organizatë në maj. Deklarata e tij u publikua pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e dha dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg, dhe tani u mbetet në dorë ministrave të vendosin përfundimisht. “Tani vjen puna e vështirë: në mënyrë që ta sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë çfarë është e nevojshme për të bindur me merita dhe veprime”, shkroi Rohde, Gjatë debatit në seancën e Asamblesë Parlamentare të martën, deputetët nga Franca thanë se do të ishte mirë që Kosova të bëjë hapat e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para votimit final të ministrave. Ka zëra në qarqet diplomatike ditëve të fund që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …