Në përfundim të takimeve në Tiranë, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka bërë të ditur se në tryezën e negociatave ka ardhur një propozim i ri për Reformën në Drejtësi, i cili ka mbështetjen e SHBA-ve. Sipas saj, propozimi i ri është një propozim hibrid me ide nga qeveria dhe opozita dhe në përputhje me Komisionin e Venecias. “Ambasadori Lu iu ka bërë palëve një propozim të ri për Reformën. Propozimi i ri është propozim hibrid me ide nga qeveria dhe opozita. Propozimi i ri në përputhje me Komisionin e Venecias, ka mbështetjen time, të Washingtonit dhe drejtuesve të tij. Për propozimin e ri për Reformën kam diskutuar me Ramën dhe Bashën, koha të arrihet një marrëveshje.”, deklaroi Nuland në përfundim të takimit me kryeministrin Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …