Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland, ka qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare me krerët e shtetit të Kosovës. Takimin e parë ajo e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, i cili e ka siguruar atë se shpejt do të përfundojë çështja e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. “Demarkacioni duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë dhe se pa të drejtë, ai është kthyer në një çështje politike që po dënon pa të drejtë qytetarët e Kosovës duke ua vonuar liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi. Thaçi e ka njoftuar nënsekretaren amerikane për inicimin e plotësimit të Kodit Penal, me qëllim që askush të mos mund t’i ikë drejtësisë. Nga ana tjetër, Nuland tha se prioritet i SHBA-së mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas saj, është e rëndësishme për Kosovën hapat që do të marrë ajo muajt në vijim.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …