Komuna e Skenderajt ka filluar aksionin për furnizim me kontejnerë për operatorët ekonomik

Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Skenderajt, në koordinim me Drejtorinë e Inspektoratit dhe me shërbimet publike kompanitë “Uniteti” dhe “Eko-Natyra”, ka filluar aksionin për furnizim me kontejnerë 1.1 m3 për operatorët ekonomik të cilët zhvillojnë veprimtari të ndërtimit, dhe regjistrimin e tyre në shërbimet e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Uniteti”. Shpërndarja e kontejnerëve do të vazhdojë dhe ditët në vijim tek te gjitha vendpunishtet tjera, me qëllim të ruajtjes së mjedisit dhe ambientit nga mbeturinat që krijojnë gjatë ndërtimit të objekteve banesore.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …