Kryetari Kastrati ka pritur në takim ambasadorin Szunyog

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, e ka mirëpritur në Malishevë, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë. Kryetari Kastrati dhe ambasadori Szunyog, së bashku panë nga afër punimet që janë duke u bërë në projektin më të madh në gjithë historinë e zhvillimit të Malishevës, projektin e sheshit me parkingun nëntokësor, për të vazhduar më pas me një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku” mbi rolin dhe rëndësinë e BE-së, e për ta përmbyllur me një vizitë në fabrikën e letrës “Orto Paper“ në Mirushë. Kryetari Kastrati, Ambasadorin Szunyog, e ka falënderuar për vizitën dhe projektet e përbashkëta, derisa, ai përgëzoi qeverisjen lokale në Malishevë për punën e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve, si dhe për suksesin e arritur, duke qenë në mesin e komunave më të mira, që është edhe fituese e Grantit të Performancës Komunale.

May be an image of 5 people and suit

May be an image of 10 people, people smiling and hospital

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …