Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë pedagogët dhe kursantët e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) së bashku me oficerë të FSK-së, që janë pjesë e këtij kursi. Delegacioni u prit nga shefi Shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, të cilët i falënderoi për mbështetjen që janë duke dhënë në zhvillimin, edukimin dhe profesionalizmin e oficerëve të Forcës se Sigurisë së Kosovës. Para të pranishmëve u prezantua një takim informues me detyrat punën dhe angazhimin e Forcave Tokësorë duke u bazuar në Misionin e Forcës se Sigurisë se Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …