Akuzat dhe kërcënimet arrogante të Ilir Metës kundër SPAK-ut dhe Altin Dumanit, shkaktuan reagime nga Amerika, Britania e Madhe dhe Delegacionit të BE në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme. Krahas kësaj kundërshtie të fortë të ndërkombëtareve, Ilir Meta sa djathtas dhe majtas, ka humbur edhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ( të cilën realisht nuk e ka pasur kurrë). Këtë e tregon edhe ky sondazh i Top Channelit. Gjatë 24 orëve të fundit është publikuar pyetja “Ambasada amerikane doli në mbrojtje të kreut të SPAK Dumani. A jeni dakord me të?” Në këtë sondazh deri më tani kanë votuar 6400 persona. Shumica dërrmuese prej 79.44 % pajtohet me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa 14.51 % kanë votuar jo dhe 6.04% thonë se nuk e dinë. Këto të dhëna tregojnë vijueshmërinë e qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë në mbështetje të SPAK-ut për t’ i dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë e krimeve të politikanëve të djeshëm e të sotëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …