leoni

Kryetari Kastrati merr pjesë në takimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP)-Gjakovë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, sot kanë marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë, të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, ku është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në mes të institucioneve komunale dhe Policisë së Kosovës, si dhe është prezantuar raporti tremujor i punës së stacioneve policore të këtij rajoni. Në këtë takim, që u mbajt në ambientet e Stacionit Policor në Malishevë, ku i pranishëm ishte drejtori Rajonal, kolonel Lumni Graishta, Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Azem Krasniqi dhe komandantët e stacioneve Policore të rajonit të Gjakovës, një fjalë rasti mbajti i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se qeverisja jonë komunale është përherë falënderuese për bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Kosovës, si në aspektin e rritjes së sigurisë së përgjithshme, ashtu edhe për çështje tjera që ndërlidhen me qarkullimin në trafik, veçmas në periudha të implementimit të projekteve që prekin rrugët kryesore në qytet. Edhe drejtori i Policisë Rajonale – Gjakovë, Lumni Graishta dhe komandanti i Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi, kanë falënderuar institucionin e Komunës dhe qytetarët tanë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe kanë theksuar se Malisheva është në mesin e komunave më të qeta në nivel vendi. Gjithashtu, në këtë takim të nivelit të lartë rajonal, është ndarë mirënjohje nga Policia e Kosovës, por edhe nga Kryetari i Komunës, për mësimdhënësin Bashkim Halilaj, i cili javë më parë, me vigjilencë kishte arritur të parandalojë një incident të rëndë në afërsi të shkollës ku punon. Kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, kanë ndarë mirënjohje edhe për drejtorin e Policisë Rajonale, Lumni Graishta, si dhe për komandantin e Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …