PDK

PDK: Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. PDK-ja  rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e saj për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Në kumtesën e lëshuar pas mbledhjes, u tha se “Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë. PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin,  i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, thuhet në njoftimin e lëshuar  me këtë rast nga PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …