Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Arben Taravari, nga koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare pritet ta kenë të vështirë të arrijnë në raundin e dytë të votimit, që do të mbahen më 8 maj. Sipas analistëve politikë në Maqedoninë e Veriut, gjasat më të mëdha i kanë presidenti aktual, Stevo Pendarovski dhe kandidatja opozitare nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova. Në anën tjetër, të njëjtin kritikojnë partinë në pushtet në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për përfshirjen në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Analisti në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë se gjasat janë të vogla që dy kandidatët shqiptarë për president të arrijnë raundin e dytë të votimit, por shton se Bujar Osmani mund të arrijë një rezultat që t’i afrohet kandidatit të dytë në këto zgjedhje. Duke folur për përfshirjen direkte të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje, analisti Sefer Selimi, thotë se ky implikim mund të ketë ndikim në raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe vetë marrëdhëniet ndër-shqiptare në rajon. Sipas tij partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut po dëshirojnë të përdorin figurën e Kurtit për vota. Mendim të njëjtë shpreh edhe analisti Xhelal Neziri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …