Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe. Marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë. Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasur njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasur integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi. Në vërejtjet e tij për veprimtarinë e deritanishme të qeverisjes së Kurtit, Haxhiu shkroi se kaq tradhtisht nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani. Reagime ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti për marrëveshjet e Brukselit pati edhe nga politikanë të tjerë që e kundërshtuan pretendimet e tij, me akuza të rënda.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …