Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke, në mes dy shteteve. Ajo e konsideron kryeministrin Kurti shkelës të Kushtetutës, pasi në Bruksel ka biseduar për çështjet e brendshme, siç është rasti me dinarin serb. Ai jo vetëm që nuk ka arritur njohjen reciproke, por ka pranuar edhe formimin e Asociacionit, të cilin duke e kundërshtuar ka ardhur në pushtet dhe tani e ka pranuar “pa u skuqur fare”. Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i mori 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Albin Kurti e pranoi Asociacionin i dha një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të vetëmenaxhimit, ka saktësuar, Edita Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …