Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet. Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e premtimit ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha zyrtari i lartë amerikan gjatë një konference për media në Beograd, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha krejt pak çfarë merren vesh me Kosovën, është që duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti. BE-ja dhe Amerika vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që themelojë Asociacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …