Komandanti i Forcave të NATO-s për Evropë dhe i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Christopher Cavoli, tha se NATO ka marrë vendim për shtimin e forcave rezervë, në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-Altea në Bosnje dhe Hercegovinë. Pasi kemi bërë auditimin e plotë të KFOR-it, kemi arritur në përfundimin se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe forca më të forta. Ky proces është në vazhdim. Ne do të sjellim më shumë pajisje të rënda në terren, si dhe më shumë njerëz. Gjeneral Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai vuri në dukje se aktivitetet e Rusisë për të nxitur tensionet mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve etnikë kanë për qëllim dobësimin e vendit dhe parandalimin e thellimit të lidhjeve me BE-në dhe NATO-n. Republika Serbe po përpiqet të dobësojë fuqinë shtetërore dhe marrëdhëniet e Bosnjës me BE-në dhe NATO=n, duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …