Kievi dhe Kremlini kanë reaguar pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për ta ndihmuar Ukrainën

Kievi dhe Kremlini kanë reaguar pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për ta ndihmuar Ukrainën. Përderisa presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka vlerësuar se ky vendim do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë njerëzish, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka vlerësuar se kjo ndihmë do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke bërë që më shumë ukrainas të vdesin për fajin e regjimit të Kievit. Ai është cituar të ketë theksuar më tutje se Uashingtoni do të duhet të përgjigjet për këtë veprim, dhe ka shtuar se Moska zyrtare do ta bëjë këtë në një mënyrë që i përshtatet më së miri interesave të Rusisë. Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve parasheh një pako të ndihmës ushtarake prej 61 miliard dollarësh.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …