leoni

Khamenei: Ajo çfarë ka rëndësi është se Irani demonstroi fuqinë e tij gjatë këtij operacioni

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka falënderuar forcat e armatosura të shtetit të tij për sulmin ndaj Izraelit, që Teherani kreu më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se shteti demonstroi fuqinë e tij, pavarësisht se sa caqe u goditën. Radio Evropa e Lirë citon atë të ketë thënë se “pyetja më e rëndësishme nuk është se sa raketa u lëshuan dhe sa prej tyre goditën caqet. Ajo çfarë ka rëndësi është se Irani demonstroi fuqinë e tij gjatë këtij operacioni”. “Në operacionin e fundit, forcat e armatosura arritën të minimizonin kostot dhe të maksimizonin përfitimet”, tha Khamenei, duke u bërë thirrje ushtarakëve që të ndjekin “vazhdimisht inovacionet ushtarake dhe të mësoni për taktikat e armikut” është cituar të ketë theksuar lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …