Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës me seli në Tiranë,Lazim Destani dhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, juristi i mirënjohur nga Zvicra, z. Nazmi Jakurti, ndodhen për një vizitë triditëshe në Kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Dje dhe sot ata kanë zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci. Fillimisht ata vizituan Qendrën e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë dhe selinë e Lidhjes Shqiptare në Botë, ku u pritën nga Nënkryetari i Unionit z. Agim Gjidoda dhe nga Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci, z. Sahit Tashevci dhe Nënkryetari z. Rrok Lekaj. Në takim ishin të pranishëm edhe dy Ambasadorët shqiptarë, Shkëlqesia e Tij z. Riza Poda, Ambasador i Shqipërisë në Zagreb dhe Shkëlqesia e Tij z. Milaim Fetai, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zagreb si dhe disa afaristë të suksesshëm shqiptarë të Kroacisë.

  1. Destani dhe z. Jakurti i bënë një vizitë në shtëpinë e tij, patriotit të madh, z. Simon Kuzhnini, themelues dhe tani Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë.

Në mbrëmje, Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci, z. Sahit Tashevci shtroi darkë për të pranishmit.

Në ditën e dytë, z. Lazim Destani dhe z. Nazmi Jakurti u pritën në takime të ndara në tri Ambasadat tona në Zagreb, në Ambasadën e Shqipërisë nga Sh.T. Ambasadori Riza Poda, në Ambasadën e Kosovës, nga Sh.T. Ambasadori Martin Berishaj dhe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, nga Sh.T. Ambasadori Milaim Fetai.

Pastaj ata vizituan Qendrën Informative dhe Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Zagreb, për ta parë ekspozitën e piktorit tonë të mirënjohur nga Gostivari Prof. Reshat Ameti.

Në vazhdim mysafirët takuan shumë personalitete të shquara shqiptare të Kroacisë nga fusha e biznesit, kulturës dhe shkencës.

Sot, në ditën e tretë janë paraparë edhe shumë takime me individë dhe përfaqësues shoqatash të ndryshme shqiptare në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …