leoni

Borut Pahor

Jasmin Mujanoviq: Kryetari slloven, Borut Pahor, është kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar, Miroslav Lajçakun

Analisti  boshnjak, Jasmin Mujanoviq, thotë se ish-kryetari  slloven, Borut Pahor, është kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Miroslav Lajçakun, në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Pahor do të ishte i preferueshëm nga të dy palët dhe në bazë të përvojës së tij do t’i kontribonte procesit të dialogut. Ai në një intervistë për KosovaPress, kritikon ndërmjetësin aktual, Miroslav Lajçak se nuk ka bërë punë të mirë në dialog dhe se ka qenë i anshëm. Analisti boshnjak, thekson se dialogu aktual ka ngecur për fajin e Serbisë, e cila nuk zbaton marrëveshjet e arritura. Mirëpo shton se as Bashkimi Evropian nuk ka leva për të çuar përpara procesin.. Zoti Lajçak ka bërë një punë jo të mirë. Ka një problem themelor strukturor për shkak që ai vjen nga një vend që nuk e njeh (Kosovën), mendoj se kjo ishte thellësisht e papërshtatshme. BE-ja, mendoj se është në një pozitë të keqe dhe nuk ka shumë leva për ta çuar përpara këtë proces”, ka thënë mes tjerash, analisti  boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …