Me një aksion të madh komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

Komuna e Vitisë me disa aktivitetet e ka shënuar sot 22 prillin – Ditën e Tokës, me ç’rast u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena, Njësisë së zjarrfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellë lule në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti. Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e institucioneve komunale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër. Ndërkaq, Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit, njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë. Këtij aksioni ju janë bashkëngjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti. Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …