Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

AKK kundërshton ligjin e ri për kadastër, kompetencë kjo që ka qenë e deleguar te komunat dhe është centralizuar

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar ligjin e ri për kadastër, kompetencë kjo që ka qenë e deleguar te komunat që tashmë është centralizuar. E për këtë, këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit ka rekomanduar kryetarët e komunave që mos të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të mirëkuptimit me nivelin qendror sa i përket marrjes së kësaj kompetence derisa nuk amandamentohet ligji për financa lokale. shtu bënë të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili thotë se është një tendencë për marrjen e kompetencave të nivelit lokal dhe bartja e tyre në nivel qendror. Sfidë tjetër për komunat mbetet procesi i rekrutimit të mësimdhënësve, si dhe në disa raste anashkalimi i kryetarëve të komunave gjatë vizitave të ndryshme të nivelit qendror që po bëhen në nivelin lokal. Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, derisa shprehet i pakënaqur me nivelin qendror lidhur me ligjin e ri për kadastër, pasi thotë se kjo kompetencë nuk mund të merret njëherë derisa të amandamentohet ligji për financa lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …