Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë se për të personalisht është fyese të thuhet se e ka rrahur një person, sepse i njëjti nuk i ka shitur dele UÇK-së. Sipas tij, në ofensivat më të mëdha, kur kanë pasur njerëz të vrarë e të plagosur, si është e mundur të ketë shkuar në 12 të natës e ta rrahë një person. Shumë njerëz të plagosur dhe të vrarë, fakte të argumentuara si është e mundur të kenë shkuar në 12:00 të natës ta rrahin një person unë”, ka thënë ai. Fillimisht, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 të pandehurve por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza,“Drenica 1″ dhe “Drenica 2. Gjykata Themelore në Mitrovicë, në maj të vitit 2015, kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar me tetë vjet burg Sylejman Selimin për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës. Bashkë me Selimin, Isni Thaçi dhe Jahir e Zeqir Demaku ishin dënuar me nga shtatë vjet burg, ndërsa me tri vjet burg ishte dënuar Nexhat Demaku. Me nga tri vjet burg ishin dënuar edhe Agim, Selman, Driton e Bashkim Demajt dhe Fadil Demakut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …