leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev, me të cilën zhvilloi një takim bilateral pas atij që kishin bashkë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar. Takimin e dytë brenda katër muajve kryeministri Kurti e cilësoi së dëshmi të marrëdhënieve të mira, teksa theksoi rëndësinë e takimeve të tilla të shpeshta për marrëdhëniet dypalëshe. Ai falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e saj në periudha vendimtare të vendit dhe popullit tonë, për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës tash së fundmi, për bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe për kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s. Folën për raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve, mundësitë që i kemi përpara për thellimin dhe fuqizimin e tyre si dhe për sigurinë e kontinentit dhe rajonit përballë sfidave të kohës. Biseduam gjithashtu edhe për fushën e mbrojtjes ku këtë vit ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Bullgarisë pritet të nënshkruajmë një Marrëveshje Bashkëpunimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …