Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Territori nuk mund të qeveriset në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, pasi nuk është sovranitet bashkëkohor

Pas dështimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës, ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka ngritur shqetësime të rëndësishme lidhur me sovranitetin dhe qeverisjen në këtë rajon. Nuk është “sovrane” qeverisja në një vend ku kundërshtohet nga qytetarët. Territori nuk mund të qeveriset në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, kjo nuk është sovranitet në kuptimin bashkëkohor. Qëndrimi i Qeverisë kanë thënë që veriu është problem i krimit të organizuar, eliminimi i krimit të organizuar pra bandave nga atje do ta nxjerrë në pah që nuk kemi problem me qytetarët e komunitetit serb sepse ata janë të okupuar nga krimi organizuar dhe në momentin që largohet krimi organizuar atëherë ata do të ndjehen më të lirë për të bashkëvepruar me institucionet e Kosovës. Qeveria Kurti na ka thënë që atje krimi organizuar është eliminuar atje rasti i fundit edhe ndjekja përfundimtare e Milan Radojciqit dhe tash e kemi referendumin i cili po ndodh formalisht në kushte të lirisë nga krimi i organizuar në veri dhe prapë kemi bojkot a i bie kjo që nuk paska qenë vetëm krimi organizuar apo i bie që ende krimi i organizuar ka ende ndikim edhe pse një pjesë është luftuar këtë përgjigje duhet ta japë Qeveria, përfundoi Ymeri në diskutimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …