Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vënë në pah rëndësinë e kësaj partie, dhe partnerëve të koalicionit për zhvillimin e Kosovës në planin ekonomik dhe te sigurisë. Në lidhje me performancën e qeverisë së Kosovës, Haradinaj deklaroi se ka dështuar në tema të mëdha, duke përmendur refuzimin e projekteve si Termocentrali Kosova C dhe Gazsjellësi Amerikan, që sipas tij kanë bërë qytetarët më të varfër. AAK me partnerët e koalicionit është një nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik dhe sigurinë e saj. Haradinaj shprehu qëndrimin se qeveria aktuale ka humbur drejtimin e integrimit euroatlantik dhe ka dështuar të ndjekë këshillat e aleatëve të saj, veçanërisht SHBA-ve, për anëtarësimin në NATO. Ne do të ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj në deklaratën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …