Anëtarët e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit vizituan komunitetet jo shumicë

Anëtarët e Komitetit për Komunitete dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim të komunës së Deçanit ishin në vizitë në teren në vendet ku jetojnë komunitetet, në lagjet Pemishte dhe Gramaçel. Gjatë kësaj vizite u realizuan edhe dy vizita nëpër shkolla ku ndjekin mësimin nxënësit nga komuniteti jo shumicë. Në shkollën fillore “Rexhep Kadrijaj” në Rastavic mësimin e rregullt e ndjekin gjithsej 17 nxënës të komunitetit Rom dhe Egjiptian. Nga drejtoria e kësaj shkolle u njoftuan se nxënësit e komuniteteve jo shumicë janë të integruar plotësisht dhe nuk kanë asnjë problem sa i përket vijimit te shkollimit të rregullt, përveç disa nxënësve (6) që në vazhdimësi për periudha kohore të ndryshme nuk vijojnë mësimin e rregullt. Personeli i kësaj shkolle në vazhdimësi këta nxënës i ka kthyer në proces të rregullt mësimor por të njëjtit vazhdojnë të paraqesin problem në vijueshmërinë e procesit të rregullt mësimor. Në shkollën fillore “Drita” në Gramaçel mësimin e rregullt e ndjekin gjithsej 36 nxënës te komunitetit Rom dhe Egjiptian. Nga Drejtoria e kësaj shkolle u njoftuan se nxënësit e komuniteteve jo shumicë janë të integruar plotësisht dhe nuk kanë asnjë problem sa i përket vijimit te shkollimit të rregullt, përveç një nxënësve që e ka braktis mësimin e rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …