Victoria Nuland

Victoria Nuland: Demarkacioni me Malin e Zi është relativisht artificial dhe problem i sajuar

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se debati për demarkacionin në Kuvend është relativisht artificial dhe problemi është i sajuar”. Kosovës i duhet një Kuvend funksional, ku politikanët debatojnë për të gjetur zgjidhje të çështjeve, e jo që të hedhin gaz lotsjellës ose të bojkotojnë e të bëjnë gjëra të tilla. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen me Malin e Zi, sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën”, ka thënë Nuland, duke shtuar se ShBA-ja ka njëzet vjet që investon në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës t’i adresojnë problemet të cilat populli  pret të zgjidhen, siç janë, pastrimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Sa i përket luftës kundër terrorizimit, zyrtarja e lartë amerikane tha se Kosova ka arritur përparim, por ajo shtoi se duhet punë më e madhe në këtë drejtim, duke u fokusuar, siç tha, në zhvillimin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …