Në një postim të tij ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi thotë se qytetarëve të Kosovës shpesh po iu bie të dëgjojmë e mësojmë lloj-lloj “xhevahiresh”. E njëra nga këto është ajo që këto ditë e tha akademiku – kryeministër?! “Demarkacioni nuk është shkencë, por është çështje politikë”! Zbulim epokal i cili mund të krahasohet me zbulimin e rrotës, apo jo?! Kësaj që e ka thënë kryeministri mund t’i themi: Vetëm shkenca e përcakton demarkacionin mbi bazën e parametrave shkencorë. Ndërsa, parametrat politikë te kryeministrit, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse, parametra të tradhtisë! Të përfundojmë: Parametrat “politik” të kryeministrit e të aleatëve të tij, nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje për t’ju ikur ndjekjeve penale!
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …