Në komunën e Rahovecit u mbajt takimi i rregullt koordinues me drejtorë dhe kryetarë të këshillave të shkollave

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së mbajtën takimin e radhës me drejtorët e shkollave, koordinatorët për cilësi dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave të komunës së Rahovecit. Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat diskutuan sot. Kërkoi nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së prezantuan ecurinë e projekteve në vazhdim dhe atyre të planifikuara në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …