Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, si një hap pozitiv drejt përparimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duke komentuar takimin Hovenier ka theksuar se Shtetet e Bashkuara presin nga të dyja palët të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky angazhim i vazhdueshëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura është jetësor për të ndërtuar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të frytshme në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …