Kadaj-Bujupi: Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit

Donika Kadaj Bujupi: KEDS-i po abuzon në vazhdimësi me energjinë elektrike

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi ka kërkuar nga deputetët që mos të miratohet raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2015, duke sqaruar se  tha se prej se është privatizuar KEDS-i përveç se rryma po paguhet shtrenjtë, investimet kanë stagnuar dhe ka furnizim jo të rregullt me energji elektrike.  “Në mungesë të investimeve shumë herë obligohet komuna të investojë në rrjet. KEDS-it, përveç që i është fal ndërmarrja po abuzon në vazhdimësi duke filluar nga mos furnizimi me energji elektrike, e deri tek abuzimi duke rrezikuar jetën e njerëzve”, citon kp të ketë thënë Bujupi.   “Gangsterë të KEDS-it luajnë me jetën e fëmijëve tanë dhe nuk japin asnjë llogari. Instalimi i njehsorëve dhe rasti po heshtet. A nuk është krim që rreth 10 milionë euro që harxhon veriu të kalkulohen në faturat tona. Sa herë duhet qytetarët të paguajnë rrymën. Asgjë nga këto nuk gjenden në raportin e ZRRE-së. Bëj thirrje që të mos votohet ky raport, pasi që me votimin e këtij raporti, Kuvendi po legjitimon një krim”, tha Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …