Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media, ka publikuar lajmin se ministre e Drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e kësaj partie do të jetë, Dhurata Hoxha. Hajredin Kuçi, zëvendës-kryeministër, si dhe për tetë vjet ministër i Drejtësisë ka konfirmuar këtë lajm. PDK-ja më parë kishte propozuar për ministër të Drejtësisë, Gani Kocin, për të cilin jo zyrtarisht thuhet se e kishte refuzuar kryeministri Isa Mustafa, meqë Gani Koci ka qenë epror i UÇK-së dhe ka mbajtur dhjetë vjet burg për Kosovën Republikë në kohën kur komunisti titist, Isa Mustafa, ishte në kulm të karrierës së tij politike në Komitetin e Prishtinës duke diferencuar shqiptarë nacionalistë e irredentistë.
