Komuna e Skenderajt ka shpërndarë 35 makina mbjellëse të misrit për bujqit

Komuna e Skenderajt vazhdon mbështetjen për bujqit, me mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik. Në këtë mënyrë, sot janë shpërndarë 35 makina mbjellëse të misrit, për bujqit përfitues të projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosova. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, duke iu uruar bujqve mbjellje të bereqetshme, ka siguruar përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Skenderajt për bujqit punëtorë dhe të vyer. Ndërkaq, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka thënë se shumë fermerë kanë mbetur pa u përkrahur këtë herë, por që Komuna do të ketë edhe thirrje tjera publike gjatë këtij viti, me ç’rast do të kenë mundësi edhe pjesa tjetër të përfitojë mekanizëm bujqësor dhe çfarëdo mbështetje tjetër bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …