Kryetari Latifi ka kujtuar atdhetarin Fadil Vata në 34-vjetorin e vdekjes

Në 34-vjetorin e vdekjes, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë përkujtuar atdhetarin e madh, Fadil Vata, i pajisur me dije, guxim, kulturë e ideal të lartë, si një veprimtar i përkushtuar, organizator e drejtues i shquar i Lëvizjes sonë Kombëtare, deri në vdekje i angazhuar e i vendosur për t’i zgjuar ndjenjat atdhetare e për t’i hedhur liridashësit kundër pushtuesit serbo-jugosllav. Vullkan i gjallë që iu dha flakë xixave të lirisë, edhe pas burgut të rëndë. Mendjendritur që hodhi dhe mbolli farën e lirisë dhe të besimit në fitoren e luftës sonë, kudo ndër shqiptarë.

Një vepër e gjallë e vetëmohuese dhe frymëzim i madh ndër breza, është emri i atdhetarit Fadil Vata. Ai u torturua, por asnjëherë nuk pranoi nënshtrim, e si pasojë e sëmundjes nga torturat e mëdha, më 25 prill 1990, vdiq, por fitoi pavdekësinë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …