Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, qëndroi për një vizitë, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e rajonit të Gjenevës. Në krye të delegacionit ishte kryetarja e kësaj komune, zonja Nathalie LEUENBERGER së bashku me dy anëtarë të këshillit administrativ, zotërinjtë, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz. Delegacionin zviceran e kanë shoqëruar gjatë vizitës në fshatin Berishë, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, pastaj, Agim Paçarizi, një mërgimtar dhe veprimtar i dalluar, si dhe zyrtarët e komunës: Blerta Krasniqi, Rexhep Mazreku dhe Blerim Thaçi. Delegacionin nga komuna Meyrin e rejonit të Gjenevës dhe atë të komunës së Malishevës e priti, drejtori i TV-Diellit dhe redaktori teknik i Radios-Kosova e Lirë, Zamir Qeriqi, i cili i njoftoi vizitorët me punën dhe aktivitetin informativ e kulturor të Radios gjatë dhe pas luftës. Delegacionet u ndanë të kënaqur dhe shprehen mirënjohje me punën e Radio Kosovës së Lirë, dhe ruajtjen e arkivit, të pajisjeve teknike dhe relikeve në këtë muze historik të Kosovës. Zamir Qeriqi me këtë rast u dhuroi vizitorëve nga një komplet të Arkivit të Radios në tri vëllime, ku janë botuar të gjitha lajmet, fotot autentike, e materialet shkrimore të Radios gjatë luftës së UÇK-së, në mënyrë që ata të njihen më afër me punën kolosale këtij mediumi të vetëm të luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …