leoni

PSD-ja, ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës

PSD-ja, ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës

Partia Social Demokrate e Kosovës, dje ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Zgjim Hyseni nga kjo parti para medieve tha se kjo që po e shihni këtu nuk është ‘Kroi i fshatit tonë’, i bukur e për të gjithë. Kjo është çeshmja e milionerëve, sepse rrjedhë veç për ta. Në Kosovë, atyre që e shesin iu falet uji. Këtë çeshme, qysh e do zakoni e kanë sjell këtu kompanitë që përfituan miliona nga Liburn Aliu, si shenjë nderimi për të. Rreth 15 milionë e dimë se janë falur, por procesi ende nuk është zbardhur i tëri. Paramendoni, njëra nga kompanitë ka paguar 13 mijë euro për 12 vjet. Po e njëjta, veç për 6 muaj paguan 20 mijë euro. Këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore. Vendimi administrativ nuk lejon parafaturë dhe pastaj proces negocimi. Ai thjesht tregon si përllogaritet dhe faturohet shpenzimi i ujit”, ka thënë Hyseni. Po flitet për kompani milionëshe. Në Kosovë shkon te përmbaruesi për çdo gjë, KEDS të shkyçë nga rrjeti për 20 euro borxh, por borxhet e të mëdhenjve fshihen. Në mulli të kujt po çon ujë ky pushtet. Sikur krejt tjerat, te bizneset e mëdha, mundësisht këto biznese të lidhen me ne. Ky është dallimi, dallim i madh”, është shprehur zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …