Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se si do ta quante kryeministri Albin Kurti, një qeveri të tillë. Deputetja ka përmendur tenderët njëburimor, ambasadorin Martin Berishaj, raportet e fundit të DASh-it dhe “Freedom House”, rezervat shtetërore e të tjera. Si do ta quante kryeministri një qeveri, e cila nënshkruan tenderë sekret me të njohshëm, mbi 200 milionë euro për 3 vite; Nënshkruan edhe 30 milionë tjera njësoj, për tre muaj në vitin 2024; Shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të LV (p.sh. rasti i Nagip Krasniqit, mbajnë ambasador njeriun që ka tërheq mbi 1 milion euro pa e deklaruar prejardhjen, gënjen në komision hetimor parlamentar (të dyja vepra penale), dhe është ndërmjetësues direkt me GEN të Serbisë, abuzon me rezerva shtetërore dhe saboton komisionin hetimor që synon zbardhjen e rastit; i falë ambalazhuesve të ujit miliona euro para të shtetit, pavarësisht që një veprim i njëjtë i është konstatuar i kundërligjshëm nga gjykatat një ish-kryeministri nga AAK, konfirmohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit se është qeveri e korruptuar; nuk voton komision hetimor për zbardhjen e rastit Dehari dhe vjedhjen e mostrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore; herë e shan Gjykatën Kushtetuese e herë thotë ta presim vendimin e saj, varësisht çka i konvenon; edhe pas 3 viteve qeverisje flasin për “20 vite të kaluara” (e cila përfshin edhe kohën e presidentit Rugova dhe pavarësinë e 2008-s), dhe refuzojnë debatin parlamentar për nivelin e korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …